Ti shërbejmë njerëzve – Të promovojmë shëndetin
Misioni ynë
Klinikat Michels janë një kompani familjare moderne në fushën e shëndetit. Në qendrat tona të rehabilitimit në Berlin, Brandenburg, Sachsen dhe Niedersachsen, ne ofrojmë shërbime rehabilitimi në fushat e neurologjisë, geriatrisë, ortopedisë, kardiologjisë dhe psikosomatikës.
Qëllimi është të promovojmë shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve tanë, të ulim pasojat e sëmundjes dhe të ndihmojmë në riintegrimin e të shëruarit në punë dhe shoqëri në mënyrë të qëndrueshme. Ne përdorim menaxhimin sistematik të cilësisë (QM) në të gjitha klinikat tona për të vlerësuar, përmirësuar dhe zhvilluar vazhdimisht proceset e lidhura me pacientët dhe konceptet tona të trajtimit rehabilitues.Ekipe multidisiplinore dhe interdisiplinore nga profesione të ndryshme punojnë së bashku për ti hapur rrugën pacientëve për një jetë më të pavarur, kthimin në jetën e përditshme, në familje dhe në punë.
Së bashku, ne i ndjekim pacientët me empati, njohuri dhe kujdes gjatë javëve, ndonjëherë dhe muajve. Ne investojmë kohën tonë për të ndërtuar lidhje me pacientët tanë, për të përjetuar suksese të vërteta dhe momente emocionuese.