Nga Shqipëria te spitalet gjermane: Si i ndihmon Michels Bildungsforum infermierët t’i shkojnë ëndrrës deri në fund
Çdo infermier apo infermiere në Shqipëri që ka derdhur djersë në studime dhe ka vënë zemrën në këtë profesion, dëshira për një të ardhme më të mirë jashtë vendit është krejtësisht e natyrshme. Mes opsioneve të ndryshme në Evropë, Gjermania mbetet vendi ku sytë e të gjithëve janë drejtuar. Mungesa e madhe e stafit mjekësor atje, kushtet e mira të punës, pagat dinjitoze dhe dyert e hapura për specializim e bëjnë një mundësi që nuk refuzohet lehtë.
Por, të lësh Shqipërinë dhe të veshësh përparësen në një klinikë apo spital gjerman nuk ndodh brenda natës. Është një rrugë që kërkon hapa të mirëmenduar, durim dhe, mbi të gjitha, dikë që të shoqërojë dhe të të tregojë nga t’ia nisësh.
1. Ku ngecin zakonisht infermierët tanë? (Sfidat reale)
Për ta thënë hapur: infermierët shqiptarë kanë duar të arta, formim të mirë dhe vullnet për të punuar. Kur vjen puna te lëvizja për në Gjermani, pengesa nuk është aspak profesionalizmi në terren, por dy gjëra kryesore:
- Gjjuha, sidomos ajo e spitalit: Të flasësh gjermanisht për të pirë një kafe është një punë, por të kuptosh çfarë të thotë mjeku me urgjencë, të lexosh një kartelë apo të flasësh me një pacient të sëmurë rëndë është diçka tjetër. Këtu të duhet ajo që quhet gjuha klinike dhe përgatitja për provimin e njohur si Fachsprachprüfung.
- Pjesa burokratike e njohjes së diplomës (Anerkennung): Që të punosh me leje të rregullt, diploma jote duhet të marrë vulën e shtetit gjerman (landit përkatës). Një letër e gabuar ose e pakryer siç duhet, dhe i gjithë procesi mund të zvarritet me muaj.
2. Si ju ndihmojmë ne te Michels Bildungsforum?
Në Michels Bildungsforum, ne nuk jemi thjesht një kurs ku vjen, lexon librin dhe ikën. E kuptojmë se ky është vendimi i jetës suaj, prandaj kemi ndërtuar një rrugëtim të posaçëm për ju që nga dita e parë.
Si e bëjmë ne këtë?
- Mbështetje në rrugëtimin tuaj gjuhësor (nga A1 në B2): Ju mbështesim në rrugën drejt arritjes së nivelit të nevojshëm të gjermanishtes, duke ju orientuar drejt hapave të duhur për përgatitjen dhe certifikimin gjuhësor.
- Orientim për provimet zyrtare: Ju informojmë mbi provimet e njohura të gjuhës gjermane dhe ju orientojmë për përgatitjen e tyre, në mënyrë që të jeni sa më të përgatitur për këtë hap të rëndësishëm.
- Këshillim hap pas hapi: Përveç gjuhës, ju ndihmojmë në përgatitjen e dokumenteve, hartimin e CV-së dhe përgatitjen për intervistat me punëdhënësit gjermanë, në mënyrë që të jeni gati për mundësitë tuaja profesionale në Gjermani.
3. Pse ia vlen t’i hyni kësaj rruge?
Të punosh si infermier në Gjermani nuk do të thotë thjesht të fitosh më shumë. Do të thotë:
- Siguri e plotë ekonomike për ty dhe familjen tnde, me kontrata të rregullta dhe të gjitha të drejtat e garantuara.
- Respekt për profesionin dhe mundësi reale për t’u rritur në karrierë përmes trajnimeve që spitalet vetë i paguajnë për ty.
- Një jetë e qetë dhe e organizuar në një nga shoqëritë më të zhvilluara të Evropës.
Përfundim
Gjermania ka nevojë urgjente për infermierë, por kjo dritare mundësish nuk do të jetë përgjithmonë e hapur në këto kushte. Mos e lini kohën të ikë kot dhe mos e provoni vetë rrugën pa patur një kompas të sigurt.
Keni vendosur të bëni ndryshimin e madh në jetën tuaj?
Na vizitoni në Michels Bildungsforum në Tiranë ose na shkruani sot për të nisur kursin tuaj të gjermanishtes dhe për ta bërë realitet ëndrrën tuaj gjermane!
Na shkruaj në mbf-albania@michels-care.com
Ready to Start Your Career in Germany?
Take your first safe step today with Michels Bildungsforum Albania and make your European dream a reality!